Letra e plotë e studentëve drejtuar pedagogëve të Juridikut:
Falenderim Asamblese se Pedagogeve
Te nderuar akademikë, pedagogë dhe intelektualë të
Fakultetit te Drejtesise Universiteti Tiranë!
Ne studentet protestues, në rruge e ne sheshe qysh prej 5 dhjetorit 2018, ju falenderojmë perzemersisht per mbeshtetjen e plote tuajen ne mbledhjen e personelit akademik te dates 18.01.2019.
Ne vleresojme thellesisht vetedijen tuaj qytetare dhe intelektuale qe solli dhe njeherë ne vemendjen mediatike ceshtjen e studenteve dhe perpjekjen e drejte te tyren për nje arsim me cilesor.
Ne zotohemi se mjediset e Fakultetit do të vijojne te qendrojne te sigurta nen mbrojtjen e Levizjes Studentore, se bashku me dokumentacionet dhe materialet e tjera te rendesise se vecante.
E theksojmë dhe njehere se protesta qe ka hyre tanime ne muajin e dyte, nuk drejtohet kundër personelit akademik, por kunder politikave te gabuara arsimore te ndermarra nga
ekzekutivi.
Ně këtë sens, veprimtaria jone nuk ka per synim demtimin e ambienteve te Fakultetit por shfrytëzimin e tyre ne te mire te lirise, demokracise dhe garantimit te se drejtes kushtetuese per tubim.
Studentet e Drejtesisë