Moti sot me “kapriço”, kur pritet të bjerë shi këtë të hënë

Hënë, 21 Janar 2019 09:07

Moti për këtë të hënë pritet që të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 16°C. Paraditja parashikohet të jetë e vranët, sidomos në zonat juglindore të vendit.

Në prët e pasdites pritet që të ketë disa reshje të përkohshme shiu ose dëborë në zonat e thella malore. Në orët e mbrëmjes do të vijojnë të njëjtat kushte atmosferike si dhe priten uljet e temperaturave që në tërësi nuk do të zbresin poshtë zero gradëve.

Në bregdet temperaturat do të jenë 5 / 13 °C, në vendet e ulëta 3 / 13 °C dhe në vendet malore: -3 / 6 °C.

Modifikuar më Hënë, 21 Janar 2019 09:07
Login to post comments