Ndjeheni keq këtë të hënë? Keni nevojë për një kafe tjetër? Megjithatë nëse nuk ndjeheni entuziast këtë fillim jave tani keni një justifikim.
E hëna e javës së tretë të janarit konsiderohet në mbarë botën si dita më e trishtuar e vitit. Periudha festive, me ditët e saj të gjata dhe me nivele të tepruara të energjisë dhe shpenzimeve, ka mbaruar. Dekorimet janë hequr dhe rutina ka filluar përsëri.
Pra, ndoshta për shkak të financave më të pakta pas festave të fundvitit, motit të keq apo pritjes së gjatë për verën, dita e sotme e cila sipas hulumtuesve ndryshe quhet edhe Hëna Blu, është koha kur njerëzit janë në nivelin e tyre më të lartë të vetmisë dhe të borxhit.
Sipas studimeve, të hënën, njerëzit kanë më pak gjasa të buzëqeshin para orës 11:16. Ata ankohen për mesatarisht 34 minuta, pothuaj 12 minuta më shumë se ditët e tjera dhe pothuajse gjysma e pjesëmarrësve femra e quajnë ‘ditën e tyre të shëmtuar’, sipas Toronto Sun. E hëna është gjithashtu dita më e zakonshme për të pasur sulmet në zemër ose goditje në tru.
Nëse dita sot për ju është një ditë e mire atëherë ju lumtë. Nëse nuk është, atëherë lirisht shijoni mërzinë dhe vetminë tuaj sepse të jeni të sigurt që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve ndjehen njësoj si ju.
Edhe pse nuk fshihet shkencë pas kësaj date, e hëna e tretë e Janarit ka fituar prej kohësh tashmë titullin si dita më e zymtë e vitit.