Shkollat pa ngrohje, protestë në Gjirokastër

Hënë, 21 Janar 2019 14:50

Nxënës, prindër dhe mësues protestuan në shkollën 9-vjeçare “Urani Rumbo” në Gjirokastër për shkak se mungon ngrohja.
Shumë prindër kanë refuzuar të sjellin fëmijët e tyre në shkollë deri në krijimin e kushteve. Një pjesë e prindërve thonë se temperaturat e ulëta po rrisin sëmundshmërinë dhe praninë e gripit në shkollë.

Drejtuesi i ndërmarrjes që merret me mirëmbajtjen e shkollave në bashki, Armand Mamani tha se bëhet fjalë për një defekt në sistemin e kaldajës dhe se situata do të normalizohet së shpejti.

Mamani pranoi se kushtet nuk janë optimale për zhvillimin e mësimit në të gjitha shkollat, por tha se nuk mund të kryhen investime të tjera në shkolla për të plotësuar nevojat për vetëm 4-5 ditë të ftohta në vit.

Shkolla “Urani Rumbo” është mes më të rëndësishmeve në qytet me rreth 400 nxënës. Në Gjirokastër, të 14 shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm paraqesin problematika të mbartura ndër vite. Të paktën 5 prej shkollave kërkojnë investime kapitale.

Agjensia e Mirëqenies dhe Kujdesit Social ka bërë disa ndërhyrje restauruese në shkolla vitin e kaluar, por lagështia në klasa dhe problemet me amortizimin e çative nuk mund të mbulohen sipas kësaj agjensie me fonde mirëmbajtjeje.

Prej vitesh Gjirokastra vuan nevojën e ndërtimit të një shkolle të re. Megjithë reduktimin e numrit të nxënësve në nivel qarku prej largimit të popullsisë qyteti i Gjirokastrës po përballet me një përqëndrim të nxënësve që po lënë shkollat e fshatrave dhe po zhvendosen drejt qytetit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...