Bankat i japin shpresë biznesit – Oferta për kredi pritet të përmirësohet

Hënë, 21 Janar 2019 15:52

Bankat mund ta lehtësojnë standardet e kreditimit të biznesit në tremujorin e parë të këtij viti. Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues, i kryer nga Banka e Shqipërisë, tregoi se kreditimi i biznesit ngeli i shtrënguar në tremujorin e katërt 2018, por, së paku, bankat dhanë sinjale më pozitive për fillimin e këtij viti. Bankat presin t’i lehtësojnë disi standardet e kreditimit për bizneset këtë tremujor, sidomos në kreditë për qëllime likuiditeti. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 11 mujorin e vitit 2018 kredia e re për biznesin kishte vlerën e 171 miliardë lekëve, në rënie me 15 miliardë lekë ose rreth 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, edhe kërkesa për kredi e bizneseve u raportua më e lartë në tremujorin e katërt të vitit. Ajo u perceptua nga bankat më e lartë sidomos në segmentin e bizneseve të mëdha, në kredinë për financimin e investimeve.

Nga ana tjetër, bankat kanë lehtësuar më tej kreditimin e individëve në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky lehtësim u manifestua në të dyja kategoritë, si për kreditë për blerje banese, ashtu edhe për kreditë konsumatore. Lehtësimi i standardeve të kreditimit erdhi sidomos nga konkurrenca në sistemin bankar, si edhe nga gjendja e lartë e likuiditetit të bankave.

Bankat madje u shprehën për një lehtësim të mëtejshëm të pritur të standardeve të kreditimit për individët edhe në tremujorin e parë të vitit 2019.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...