Arta Marku pëson goditjen e parë, prokurorët e larguar padrejtësisht kthehen tek ”Krimet”

Tuesday, 22 Janar 2019 10:15

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi me gjashtë vota pro dhe pesë vota kundra rikthimin e prokurorëve Besim Hajdarmatajt dhe Olsian Çelës, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke shfuqizuar urdhërin e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Markut, për transferimin e tre prokurorëve në prokuroritë e rretheve. Më parë edhe Gjykata Administrative shfuqizoi urdhërin e Markut për transferimet e prokurorëve.

Kryeprokurorja Marku, më 20 shtator, vendosi transferimin e prokurorëve Hajdarmataj dhe Çela në Pogradec e Berat.

Arta Marku, e ka nisur detyrën në shkelje me ligjin, dhe gjatë gjithë kohës, ajo ka shërbyer për Edi Ramën, duke mbyllur dosje të rëndësishme.

Edhe pak prokurorë që kishin mbetur të pavarur, dhe që po hetonin eksponentë të qeverisë, arta Marku me të gjitha forma u mundu për të larguar.

Po duket, se tashmë, kthimi i dy prokurorëve tek Krimet e Rënda, do të sjellë në tjetër frymë, duke bërë kështu që edhe Marku të pësojë goditjen e parë për shkeljet që ka bërë.

 

Login to post comments