Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Tuesday, 22 Janar 2019 12:34

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo.  Mësohet se Bejo është pezulluar për shkak të një hetimi të nisur nga ana e Prokurorisë së Kavajës për korrupsion. Organi i akuzës kërkoi pezullim të Bejos nga detyra, me dyshimin se Bejo mund të prishë provat.

Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij institucioni më janar të 2018-ës, ndërsa vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002, ndërsa vlen të theksohet se drejtuesit e këtij burgu janë ndryshuar shumë shpesh.

Kujtojmë se IEVP Rrogozhinë është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi.

Login to post comments