Harta e riskut të udhëtimit 2019, zbuloni ku renditet Shqipëria

Tuesday, 22 Janar 2019 18:55

Udhëtimi për në çdo vend në botë gjithmonë vjen me rreziqet e veta. Sa e lehtë është të udhëtosh përreth? A ka kërcënime në fushën e sigurisë? Çfarë masash shëndetësore duhet të merrni kur udhëtoni në destinacione të veçanta? Këto çështje të rëndësishme duhet t’i merrni në konsideratë përpara se të hipni në avion, tren apo makinë, thekson një studim i fundit i Control Risk për 2019.

Nëpërmjet një harte të përpiluar nga “International SOS and Control Risks”, udhëtarëve u tregohet për çdo shtet siguria që i pret në udhëtimin e tyre, e parë në këndvështrimin e rreziqeve shëndetësore, siguria në rrugë dhe siguria u udhëtimit në tërësi.

Sipas hartës, Shqipëria ka risk të mesëm të udhëtimit. Ky nuk është një tregues shumë pozitiv për turistët që duan të udhëtojnë, duke marrë në konsideratë se kemi pasur një renditje më të mirë vitin e kaluar. (rrezik të ulët).

Sipas treguesit tjetër, atë të sigurisë në rrugë, Shqipëria gjendet në një nivel të moderuar, duke pasur kështu riskun e udhëtimit në rrugë. Edhe rreziqet shëndetësore ndodhen në të njëjtin nivel. Raporti thekson se kjo është përllogaritur sipas të dhënave të fundit të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas raportit, risku shëndetësor i vendit tonë është në nivele mesatare. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet që “kërcënojnë” shëndetin e një udhëtari, por rreziku ekziston në një nivel mesatar dhe për këtë, duhet fillimisht informacioni i duhur rreth vendit dhe çfarë problematikash shëndetësore mund t’ju prekë, si dhe informacion mbi qendrat shëndetësore ku do të lëvizni. Për shembull, një turist duhet të informohet në varësi të destinacionit se ku e ka qendrën shëndetësore më të afërt, duke qenë se jo të gjitha sitet turistike kanë një të tillë.

Europa, Amerika e Veriut, Kili, Uruguai, Afrika e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia të gjitha konsiderohen të jenë të sigurta, sipas raportit.

Rreziku i lartë në ekstrem përfshijnë pjesë të mëdha të Afrikës, si dhe zonën aziatike si Afganistani, Pakistani, Siria, Jemeni, India. Raporti vë në rrezik edhe disa shtete të Amerikës së Jugut si Venezuela. Këtë vit, në ndryshim nga viti i shkruar, Ukraina nuk konsiderohet më rrezik në Europë dhe kontinenti i vjetër nuk ka asnjë shtet me ngjyrë të kuqe.

Vende dhe rajone të tjera që raportojnë se paraqesin një kërcënim të madh për udhëtarët në rrugë janë Mongolia, Kina, Irani, Kazakistani, Brazili, Bolivia dhe Paraguai, për shkak të mungesës së sinjalistikës, rrugët e dëmtuara etj.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...