Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt, ku një kambist është qëlluar me thikë nga një person ende i pa identifikuar.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të qendrës së qytetit të Memaliajt, ndësa i plagosuri është shtetasi Mustafa Mustafai 50 vjeç.
I plagosuri mësohet se është dërguar me urgjencë në spital, i mbuluar nga gjaku ndërsa kanë qenë banorët ata që i kanë ardhur në ndihmë.
Ende nuk dihet shuma e marrë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.