Një greke dhe një shqiptar transportonin lëndë narkotike brenda qyteteve të Greqisë. Por pikërisht ditën e sotme, policia greke ka arritur të arrestojë 44-vjeçaren, ndërkohë shqiptari është shpallur në kërkim.
Arrestimi i grekes ka ndodhur në zonën e Atikës, aty ku edhe bëhej e mundur transportimi i drogës. Policia ka hetuar shtëpinë e grekes, ku konfiskoi 4 kg kanabis, 3 celularë, një automjet si dhe 200 gram heroinë.
Ndërkohë, shqiptari 36-vjeçar po kërkohet nga autoritetet greke.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





