Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin, gjatë pjesës së parë të ditës.
Pasditja dhe nata do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në pjesën më të madhe te vendit. Ndërsa me reshje të pakta shiu e dëbore mbeten zonat Juglindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C bregdeti.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.