Fqinjët e gjejnë të lidhur, 47-vjeçari dërgohet në spital.
Një 47-vjeçar nga Elbasani, i identifikuar si Gentjan Llalla, është shtruar në spital duke pretenduar se ka më shumë se 3 ditë që nuk ushqehet.
Edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore, ai ka pohuar se është lidhur nga bashkëshortja e tij. Dyshohet se bashkëshortja ka kryer këtë veprim, pasi 47-vjeçari paraqet shenja të problemeve mendore.
Vetë Gentjan Llalla pohon se pas një sherri me gruan, ajo i ka lidhur fillimisht duart dhe më pas këmbët te koka e krevatit dhe pastaj është larguar nga banesa. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth tri ditë më parë. 47- vjeçari është zbuluar nga fqinjët, të cilët kishin dëgjuar thirrjen e tij për ndihmë dhe pas mbërritjes së Policisë, ai është dërguar në spital. Që nga dita që ai është lidhur, nuk e ka parë më gruan e tij, e cila dyshohet se ka ikur jashtë vendit.
Edhe pse në gjendje të këputur, mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe se do qëndrojë edhe disa ditë në spital derisa gjendja e tij të përmirësohet.
Policia ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen, por mësohet se po punohet për sqarimin e rrethanave. Ky është rast i rrallë, që një grua lidh bashkëshortin e tij, të paktën duke iu referuar deklaratave të 47-vjeçarit, pasi ende nuk dihet nëse kjo gjë është e vërtetë apo jo.