PD mbaron mbledhjene grupit parlamentar, Paloka: Nëse nuk ngrihemi Rama do vazhdojë të tallet me ne

E mërkurë, 23 Janar 2019 17:25

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nënkryetari i kësaj force politike Edi Paloka ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë një hall t’i bashkohen më 16 shkurt protestës së opozitës.

“Lidhur me protestat që PD ka thirrur, qëllimi i tyre lidhet me të përditshmen e qytetarëve, pakënaqësitë që vazhdojnë të rriten dhe nevoja që kanë për të protestuar ndaj një kryeministri që e vetmja gjuhë që kupton është ajo e protestës, ngritjes dhe reagimit”,- tha Paloka.

Sipas tij situata në Shqipëri sa vjen e përkeqësohet, prandaj shqiptarët duhet të ngrihen e të protestojnë ndaj Edi Ramës.

“Po e shihni se vazhdon vjedhja masive, rritja e taksave, çdo gjë po përkeqësohet. Thërrasim qytetarët, ata që kanë një hall, ata që shohin të varfërohen, ata që do ju prishen shtëpitë, të ngrihen dhe të protestojë ndaj Edi Ramës për ndryshe ai do vazhdojë ta shkelë popullin me këmbë. Nëse nuk ngrihemi ai do vazhdojë të tallet me ne, ne do shkojmë keq e më keq, ndërsa fëmijët tanë do marrin rrugët”,- shtoi demokrati.

Login to post comments