Ku humbën 5.5 milionë eurot e kompanisë DH Albania?

E mërkurë, 23 Janar 2019 20:59

Përsëritja e tenderit të linjës elektrike Burrel-Peshkopi pas skandalit me kompaninë “DH Albania” ka rezultuar me çmime ndjeshëm më të ulëta. Bazuar mbi ofertat më të ulëta, përsëritja e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe dhe linjën 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e kanë ulur koston e këtyre dy veprave me 5.5 milionë euro në total, para’ të cilat, nëse nuk do të ishte zbuluar skandali i kompanisë “DH Albania”, do të “fluturonin” në llogari “offshore” ose ryshfete zyrtarësh, raporton Top Channel.

Gazetari i ekonomisë i këtij TV, Klodian Tomori ka ngritur pyetjen se përse në tenderat e parë, fatura ishte 5.5 milionë euro më shumë?

“Përsëritja e tenderit në lotin e parë të Unazës së Re në Tirane dhe atij të linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e ka ulur faturën për taksapaguesit me 5.5 milionë euro. Askush nuk e beson se kompanitë që kanë ofruar çmime më të ulëta në tenderat e dytë kanë hyrë në tendera me fitim zero. Fitimi i kompanive është aty. Atëherë çfarë janë 5.5 milionë eurot që dolën më pak?

Për “rastësi” të habitshme në të dy tenderat e përsëritur, çmimet e ofruara kanë qenë saktësisht 20% më të ulëta se sa tenderat e parë të fituar nga DH Albania. Për ironi, në Shqiperi shifra e 20% është shoqëruar shpesh me fjalën rryshfet nga pas. Edhe në publik ka pasur shumë akuza me shifren 20% brenda, madje deri në majën më të lartë të piramidës shtetërore. Jetojmë në epokën e “20-përqindëshit”.

Problemi është se shteti shqiptar prokuron mesatarisht 870 milionë euro në vit mallra dhe punë publike. Nëse i përplas të gjitha me 20%, vlera që përfitohet është rreth 180 milionë euro në vit. Pyetja është: kujt i humbën këto 5.5 milionë eurot e DH Albanias dhe ku shkojnë ato 174.5 milionë të tjerat. Aritmetikë e çmendur” – shkruan gazetari në Facebook.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...