Në grahmat e fundit shënon targën e vrasësve... vëllai i policit shqiptar hero tregon ngjarjen

E Enjte, 24 Janar 2019 08:15

Beteja me krimin iu ka kushtuar jetën edhe disa efektivëve të Policisë Rrugore. Një prej emrave më të dalluar është ai i Allaman Dervishit.

Vëllai i tij, Bilbili, edhe ai një oficer karriere në Policinë e Shtetit, rrëfen momentet kur Allamani është përballur me personat e armatosur që ndodheshin në mjetin e ndaluar.

“Ata ishin ndaluar. Autorët kishin nxjerrë dokument se ishin të Gardës. Në atë moment policët shkujdesen, kur shohin se ishin të Gardës. Në atë moment, pasagjeri del nga makina dhe qëllon drejtpërdrejt me 4 plumba, e vëllai pëson goditje të rëndë. Thuajse vdiq aty”, tha Bilbil Dervishi, i vëllai.

Pas krimit, dy autorët largohen me shpejtësi nga vendngjarja.

“Ata janë arrestuar vetëm pas 4 orësh, janë dënuar”, tha Bilbil Dervishi.

Në grahmat e fundit të jetës së tij, Allaman Dervishi shënon targën e mjetit ku ndodheshin autorët e krimit.

Sot, teksa analizon ngjarjen dhe veprimet që i paraprinë, vëllai i dëshmorit ka disa rezerva dhe thotë se angazhimi i Patrullës së Policisë Rrugore për atë operacion ishte një gabim i rëndë.

“Gabimi ishte se salla operative e Durrësit njoftoi direkt atë të Policisë Rrugore, duke shkelur procedurat. Policia Rrugore ksihte dhënë targën e personave të armatosur. Nuk ishin marrë masat që duheshin marrë”, tha i vëllai.

Beteja me krimin ka sjellë drama të forta njerëzore ndër vite, në radhët e familjeve të uniformave blu. Sakrifica e tyre sublime, jo vetëm që nuk është shpërblyer, por familjet e tyre ndihen të braktisura./tch

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...