Anija humanitare gjermane Sea Ëatch me 47 emigrantë në bord po udhëton drejt brigjeve italiane.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Matteo Salvini i cili e ka etiketuar këtë ngajrje si “provokimin e radhës që i bëhet Italisë.”
“Pasi ka qëndruar për disa ditë në ujërat malteze, anija Sea Ëatch po udhëton drejt brigjeve italiane”, informon Ministri italian.
Ritheksoj linjën tonë, u shpreh ai, se portet janë e do të qëndrojnë të mbyllura. Askush nuk do të zbarkojë në Itali. Jemi të gatshëm të dërgojmë në bordin e anijes ushqime e ilaçe por portet italiane janë e do të qëndrojnë të mbyllura.”
Një ditë më parë në një takim me gazetarët, zëvendëskryeminstri e Ministri i Brendshëm italian drejtoi gishtin e akuzës ndaj komisioneres së lartë europiane për sigurinë e çështjet e Jashtme, Federica Mogherini.
“Mbi rolin jo ekzistues të Europës në krizën e emigracionit duhet pyetur Mogherini”, tha ai.
“Ose duhet te pyesni Matteo Renzin për sensin e këtij emërimi që nuk i ka sjellë asnjë përgjigje konkrete Italisë. E majta italiane, tha ai, mundi të na prezantoj në Europë me dikë që një çerek ore pas emërimit, harroj se është italiane”.
Komisionerja e Lartë Europiane për Sigurinë e Çështjet e Jashtme Federica Mogherini është përfshirë në një debat mediatik e politik në Itali, pas publikimit nga ana e Lëvizjes 5 Yje të pagës së saj mujore prej 25 mijë euro.
Komisionerja e Lartë u emërua në këtë pozicion pas një karriere të shkurter vetëm 1 vjeçare si Ministre e Jashtme në qeverinë e ish- kryeministrit Matteo Renzi më 2015.
Debati mes Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini e komisioneres Mogherini nisi dhe pas deklaratave të ardhura së fundmi nga Franca e Gjermania të cilat kërkojnë të dalin nga misioni europian Sophia, i cili prej vitit 2015 patrullon në ujërat e Mesdheut nën komandën e Italisë kundër trafikut të qënieve njerëzore, për shpëtimin e jetës së emigrantëve e përgatitjen e rojes bregdetare libiane për përballimin e këtij fenomeni.
“I kujtoj Mogherinit, u shpreh Salvini para gazetarëve, se Italia ka kërkuar zgjatjen edhe për 6 muaj të operacionit Sophia e është Franca e Gjermania të cilat po heqin dorë duke synuar të lënë në baltë Italinë, por në të vërtetë i bëjnë dëm vetëm vetes.”
Ministri i Brendshëm italian tha se Italia do të hapë portet vetëm për emigrantët që e kanë këtë të drejtë, dhe duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Brendshme informoi se deri më 1 janar të 2019, në Itali kanë zbarkuar 50 mijë emigrantë më pak se në 1 janar të 2019, nga 183 mijë në 133 mijë.
“E duke i shumëzuar për 30 euro në ditë, ky është një kursim i madh për arkën e shtetit”, tha Matteo Salvini.