Me datën 27 Janar është dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar, më saktë 96 vjetori i këtij shërbimi.|
Në këtë ditë të shënuar për shërbimin pyjor, vjen inaugurimi i botimit “Pyjet e vjetër të Ahut në Shqipëri” me autorët Abdulla Diku dhe Lulëzim Shuka.
Lajmi jepet nga njëri prej autorëve në rrjetin social FB, Abdulla Diku i cili shkruan:
“Botimi “Pyjet e vjetër të Ahut në Shqipëri” me bashkëautor prof. Lulëzim Shuka shpresoj që të vlejë si një kontribut modest në këtë ditë të shënuar.
A kemi më pyje të virgjër Ahu, ku shtrihen dhe sa të tilla kemi?
Si po i menaxhojmë ato?
Cilat janë vlerat e pyjeve të vjetër të Ahut?
Çfarë duhet bërë për ruajtjen e burimeve të fundit gjenetike të pyjeve të ahut?
Këto dhe çështje të tjera trajtohen në këtë botim.
Për të folur për botimin, si dhe për të shkëmbyer mendime për elementët e përfshirë në të, Ju ftojmë me datën 27 Janar 2019 (ditë e Diel) nga ora 10.00-12.00 tek salla ABRET, Hotel Tirana International, Sheshi SKENDERBEJ, Tiranë.Ju mirëpresim!”.