Sekuestrohen 113 kg heroinë në banesën ku u gjet turku i vdekur

E Enjte, 24 Janar 2019 15:19

Dalin detaje të reja pasi turku i kërkuar për laboratorin e drogës në Has është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka sekuestruar 113 kg heroinë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Për këtë janë arrestuar katër persona, ndërsa kjo ngjarje dyshohet të jetë e lidhur me një vdekje të dyshimtë, e cila ndodhi pikërisht në këtë vend.

Të dielën u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, por rrethanat e ngjarjes vijon ë të mbeten ende të paqarta.

Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm tani është marrë njoftimi nga autoritetet kosovare. Turku ka qenë i shpallur në kërkim për drogën e gjetur muaj më parë në Brenog të Hasit.

Login to post comments