Banorët e Unazës vazhdojnë protestën: Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti

E Enjte, 24 Janar 2019 17:57

Banorët e Unazës së Re po vazhdojnë të protestojnë edhe mbrëmjen e sotme.

Ata dogjën disa shkresa dhe gjoba që ju kishin shkuar në banesat e tyre.

Përballë këtyre akteve, banorët u shprehën se: “Siç po digjen këto letra do digjen edhe të gjitha fadromoat që do të guxojnë të na prishin shtëpitë”.

Disa nga parrullate banorëve sonte ishin:

“Poshtë projekti.

Edvin, hajdut, kazan, legen.

O Edvin e zagar, do të tërheqim me litar”.

“Nuk pranojmë gjoba nga banda. Duam drejtësi. Duam hetim për këtë projekt korruptim. Për shtëpitë tona përgjigjemi vetë. Shtëpitë do ti mbrojmë me armë”, u shpreh një tjetër banor, ndërsa fjalimi i tij shoqërohej me parullat…

“Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti.

Unaza e bashkuar, ka për të fituar”.

Modifikuar më E Enjte, 24 Janar 2019 17:59
Login to post comments