Edita Tahiri i bëri thirrje Kryeministrit Rama që të dalë publikisht kundër ndryshimit idesë së ndryshimit të kufijve dhe për të qëndruar larg axhendave serbo-ruse.
“Unë e ftoj Kryeministrin Rama që të dalë publikisht kundër ndryshimit të kufijve të ndryshimit të Kosovës, në raportin Kosovë-Serbi në dialog, sepse ne shqiptarët gjithmonë jemi cunguar historikisht. Ishte viti 199 kur e çliruam Kosovën, atëherë ne bëmë kthesë gjeopolitike, i bëmë dy shtete shqiptare, por ne ende jetojmë në 5-6 shtete. Kështu që nuk jemi ne në pozitë të japim toka për të krijuar Serbinë e madhe dhe për të plotësuar axhendat serbo-ruse”, - tha ish-kryenegociatorja e Kosovës gjatë intervistës për “ABC News”, duke komentuar edhe lojën e Serbisë për përfituar territore të reja në Ballkan dhe për të rikthyer dominimin e dikurshëm.
“Edhe veriu i Kosovës, edhe Lugina Preshevës janë toka shqiptare dhe nuk këmbehen tokat shqiptare pse Serbia dëshiron që të kthejë rikthejë dominimin në Ballkan, sepse gjysmën e Bosnjes e ka marrë dhe dëshiron edhe pasurinë që ka veriu i Kosovës dhe më pas ne të mbetemi të ndarë siç jemi. Veriu i Kosovës është integruar në sistemin juridiko-kushtetues të Kosovës, kemi shtrirë sovranitetin falë dialogut 7-vjeçar të cilin e kam udhëhequr unë. E di që ka një prirje në opinion për të mos i parë këto rezultate, por ne kemi shtrirë shtetin në veri, në drejtësi, në polici, në dogana, kemi vendosur kufirin ndërshtetëror me Serbinë, madje me Komisionin Evropian dhe komision trepalësh. Pra, Veriu është i integruar në fushat kryesore. Kur Serbia e pa që me dialog u integrua veriu në sistemin e Kosovës, braktisi këtë qasje dhe dialogun e doli në skenare gjeopolitike. Sepse ne kemi biseduar tre herë me Serbinë, ka synime gjeopolitike, por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur, por jemi një komb shumë më i fuqishëm, kemi vizion, i kuptojmë gjërat. Ka një propagandë prej këtyre aktorëve që janë të përfshirë si Thaçi dhe Rama, të cilët thonë se kur bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Nëse po bashkohemi, çfarë u duhet njohja e Kosovës? Çfarë i duhet Kosovë të jetë anëtare e OKB-së nëse bashkohet me Shqipërinë? Por një bashkim i Shqipërisë me një Kosovë të cunguar, ky nuk është bashkim”, - u shpreh Tahiri.