Dy persona në Fier dhe Lushnje janë arrestuar nga policia pasi ishin shpallur në kërkim për "Vjedhje".
Në pranga ka përfunduar shtetasi A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 02.04.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje”.
Po kështu u arrestua shtetasi E.K, 24 vjeç, banues në Berat.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me Vendimin e datës 19.07.2018 ka vendosur masen e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes”.