Kapet në Tiranë finlandezi i shumëkërkuar për disa krime

Saturday, 26 Janar 2019 09:39

Një tjetër i kërkuar bie në pranga falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.

 

Policia deklarkn se është arrestuar personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi finlandez M. S., 34 vjeç.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët.

Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë me qëllim ekstradimi drejt Finlandës.

Login to post comments