Ndalohen katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.
Policia e Kavajës informoi se janë zbardhur 13 vjedhje banesash dhe në kuadër të operacionit "Perimetri", janë ndaluar katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhjet
Të ndaluarit janë G. I., 25 vjeç, S. K., 27 vjeç, Q. P., 43 vjeç. V. L., 19 vjeç
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.