Bie orteku në Brezovicë, vdes djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës

Saturday, 26 Janar 2019 16:28

Një person ka humbur jetën dhe një tjëtër është plagosur në Kosovë, si pasojë e rënies së një orteku dëborë në Brezovicë.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, raporton KosovaPress.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 15:00 të së shtunës (26 janar), ndërsa viktima është identifikuar si Arian Daci.

Dy personat dyshohet se kishin shkuar në Brezovicë për sporte ekstreme, çka ka shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë.

Autoritetet kosovare kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Login to post comments