Lidhjet e ngushta të qeverisë shqiptare më miliarderin kontrovers George Soros kanë filluar të sjellin kosto jo të vogla për Shqipërinë. Nën ndikimin e Geroge Soros, qeveria shqiptare duket se ka refuzuar çdo investim nga Kina, një nga investitorët e huaj më agresivë në Ballkan, por edhe në Europë.
Pak ditë më parë, konflikti mes George Soros dhe qeverisë kineze shpërtheu publikisht. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror të davos, miliarderi spekullant sulmoi ashpër qeverinë kineze dhe liderin Xi Jinping, duke i akuzuar se kanë ndërtuar një regjim shtypës.
“Kina nuk është regjimi i vetëm autoritar në botë, por padyshim është më i pasuri, më i forti dhe më i avancuari teknologjikisht. Kjo e bën Xi Jinpingun kundërshtarin më të rrezikshëm të atyre që besojnë në konceptin e shoqërisë së hapur,” deklaroi Soros.
Por kjo ka shkatuar përgjigjen e mënjehershme të Ministrisë së Jashtme kineze, e cila i quajti deklaratat e Soros si të pakuptima.
Ky konflikt, ndonëse zhvillohet mijëra kilometra larg Shqipëria ka sjellë faturë jo të vogël për ekonominë Shqiptare, pasi i urdhëruar nga George Soros, Edi Rama duket se ka refuzuar çdo investim kinez, çka e ka bërë Shqipërinë të vetmin vend që nuk ka përfituar nga nisma 16+1.
Nisma 16+1
Nisma 16+1 është një iniciativë e qeverisë kineze për të rritur bashkëpunimin ekonomik me 16 vende të Europës Lindore dhe Qëndrore duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Kjo iniciativë e cila ka filluar që në vitin 2012, ka sjellë miliarda dollarë investime kineze në rajon. Serbia ka përfituar dhe është përfshirë nga ndërtimi i rrugës së mëndafshit, hekurudhën e shpejtësisë madhe Beograd-Budapest 1,5 miliard euro, por dhe nga projekti i inaguruar më 18 dhjetor 2014 i urës Pupin mbi Danub që lidh dy zona në Serbi e cila ka kushtuar 170 miljon euro, gjithashtu është financuar me një vlerë 600 miljon euro ndërtimi i centralit në Kostalac me kapacitet prej 350 megavat.
Me Malin e Zi ka nisur financimi i projektit të autostradës Bar-Boljare, 164 km e llogaritur të shkojë rreth dy miljard euro, ndërsa në Maqedoni po ndërtohen dy autostrada me vlerë rreth 600 miljon euro. Po kështu aktualisht po punohet me intensitet të madh për ndërtimin e hekurudhës nga Vrashava në Kinë me një vlerë maramëmndëse miljardash. Edhe Bosnja& Hetzegovina nuk mbetet prapa. Atje po ndërtohet termocentrali termik me vlerë 350 miljon euro dhe me një kapacitet të admirueshëm. Në Rumani po ndërtohen dy reaktorë shtesë të cilat do rrisin kapacitetet energjetike me 20 %. Ky projekt mendohet të shkojë 7 miljard euro. Por, qeveria rumune po negocion aktualisht dhe për një numër të madh projektesh të tjera.
I vetmi vend në rajon që nuk ka përfituar asnjë investim nga qeveria e Kinës është Shqipëria. Edhe pse zyrtarisht Shqipëria ka marrë pjesë thuajse në të gjitha takimet e nismës 16+1 vendi ynë nuk ka përfituar asnjë projekt, ose më saktë i ka refuzuar ato, ku rasti më flagrant ka qenë ai i ndërtimit të rrugës së Arbrit. Qeveria kineze garantoi financimin e plotë të kësaj rruge, por projekti u anullua nga qeveria shqiptare.