Aksidenti fatal i zëvendësministrit, mbyllet qendra e skive në Brezovic

Saturday, 26 Janar 2019 21:36

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, në një prononcim për mediat para pak çastesh, ka konfirmuar se Qendra e Skijimit në Brezovicë do të mbyllet për dy ditë, pasi humbi jetën zëvendësministri i Diasporës Arian Daci.

“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohet për rastin. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar mbrëmë se gjendja është shumë e vështirë si pasojë e reshjeve shumë të mëdha dhe s’ka qenë e mundur të pastrohen as rrugët e as pista në Qendër”, ka thënë Morina.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Daci dhe miqtë e tij, duke thënë se ngjarja do të hetohet.

“Kanë qenë dy orteqe, e njëri nga ta i ka zënë dy persona. Si pasojë, fatkeqësisht zotëri Daci ka mbetur pa shenja jete”, tha më tej ai.

Trupi i Dacit është mbajtur për disa orë në një nga hotelet në zonë, për shkak të terrenit të vështirë nga bora.

Login to post comments