Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e një pike karburanti të ndodhur mbrëmjen e datës 24 janar në Sauk të Vjetër, në kryeqytet.
Policia bën me dije se shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, ndaluan autorin e dyshuar të grabitjes K.B., 26 vjeç.
“Ky shtetas më datë 24.01.2019, në Sauk të Vjetër, dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25 000 lekë”- bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.