Policia greke ka vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria. Sipas informacioneve, mësohet se të arrestuarit janë 3 shtetas shqiptarë dhe tre të tjerë grekë, ndërsa u është sekuestruar sasia prej 93 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë. Dy prej shqiptareve të moshës 31 dhe 52 vjeç kishin rol trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas e merrnin në dorëzim grekët. Dy grekë të 35 dhe 64 vjeç fillimisht u larguan me makinë, por u kapën me vonë në rrugën Selanik-Moudiana.