Burgu Koridalos në Greqi është kthyer në makthin e të burgosurve shqiptarë. Një tjetër shqiptar është gjetur i vdekur në këtë burg gjatës ditës së sotme. Dyshohet se shkak për vdekjen e tij është përdorimi i lëndës narkotike.
Kujtojmë që në burgun e Koridalos kanë humbur jetën kohët e fundit shumë shqiptarë. Më poshtë paraqitet lista e tyre:
-27 dhjetor: Gëzim Shekaj. Shoku i dhomës së Shekaj ka akuzuar stafin e burgut se i kanë bërë gjilpërë.
-14 janar: Albert Baku, një tjetër shqiptar gjendet i vdekur, pas një përleshjeje me të burgosurit e tjerë.
-8 janar: Shtetasi F.I nga Vlora është gjetur i vdekur dhe vdekja e tij është mbajtur e fshehtë.
-27 janar: (Rasti i sotëm) Dyshohet nga përdorimi lëndëve narkotike.