Trafiku i drogës, shkatërrohet organizata tuniziano-shqiptare, 13 të arrestuar

Hënë, 28 Janar 2019 08:12

Një organizatë e trafikut të drogës tuniziano-shqiptare është shkatërruar në Itali. Karabinierët kanë vënë në pranga 13 persona gjatë operacionit të zhvilluar mes Venezias dhe Padovas.

Hetimet për këtë organizatë të trafikut të drogës  kanë filluar që në maj të 2007 si pasojë e vdekjeve të shumta nga mbidoza e heroinës, raporton tgcom.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter dhe qentë antidrogë.

Login to post comments