21-vjeçarja Elida Cani nuk ka pranuar në polici se kishte një lidhje me Arben Gjecin që u vra në Zall Bastar 4 ditë më parë.
Në dëshminë që ka dhënë në polici Elida Cani ka konfirmuar se 34-vjeçari e ngacmonte shpesh, por ajo nuk kishte lidhje jashtëmartesore.
“Më ngacmonte dhe më dilte në rrugë, por unë nuk kisha lidhje me të”, - tha Elida Cani.
Edhe Esat Cani, autori i dyshuar i kësaj vrasje ka mohuar se e ka kryer ai krimin.
Në polici Esat Cani është shprehur se kunati, Dëfrim Kurti i ishte ankuar për një tradhti të motrës, por nuk ka qenë ai që ka vrarë Arben Gjecin, njofton Report.
Policia thotë se Esat Cani bashkë me Dëfrim Canin ka gjetur Elida Canin dhe Arben Gjeci të dy bashkë, pasi dyshohet se ata kishin një lidhje të fshehtë. Esat Cani e ka goditur për çështje nderi Arben Gjecin, sipas policisë, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës