Pritet mot i keq, anulohet lundrimi për në Itali

Hënë, 28 Janar 2019 10:11

Si pasojë e motit të keq, dhe me dallgë që shkojnë deri në 7 ballë kapiteneria e Portit të Vlorës ka bërë thirrje për marrjen e masave.

Kështu, trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ka mbërritur rreth orës 7 e 30 të mëngjesit, por ka njoftuar se është anuluar kthimi për në Itali i parashikuar për në mesditë. Po ashtu kapiteneria ka thënë që të merren masa edhe për pezullimin e lundrit detar.

Ndërkohë bëhet thirrje që anijet e vogla të peshkimit të ankorohen  në vendstrehime të sigurta.

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 11:29
Login to post comments