Arta Markun, mazhoranca, e cila e propozoi si Kryeprokurore të Përgjithshme të përkohshme e shiste me të madhe si një figurë që Partia Demokratike duhet ta mirëpriste sepse ajo kishte një të kaluar të përndjekur nga diktatura.
Por, sot, Arta Marku që nuk është më e përkohshme pasi ka hyrë në vitin e dytë të ushtrimit të detyrës, na doli jo e përndjekur por mbrojtëse e sigurimsave dhe promovuese e tyre.
Zyrtarisht u konfirmua ajo që Partia Demokratike e denonconte se Prokurori Bujar Sheshi , i cili u vendos nga mazhoranca si anëtar i KLP-së, ka qenë një “spiun” që në moshën 17 vjeçare.
Ndonëse ka qënë në dijeni të këtij fakti, Prokurorja e përgjithshme jo e përkohshme tashmë, e ka promovuar dhe mbështetur ish xhelatin dhe njeriun që në kohën e diktaturës spiunonte, miqtë, komshinjtë, shokët dhe familjarët duke i burgosur ata.
Partia Socialiste e kishte si kartë të vetme morale për arta Markun se e kishte marrë këtë të fundit nga harresa e kategorisë së ish-të përndjekurve. Madje me mburrje socialistët thoshin se do të duhej Gramoz Ruçi dhe nipi i Spiro Kolekës që të promovonte këtë kategori, duke emëruar Arta Markun në krye të organit të akuzës.
Por sot, pas më shumë se një vit ato që opozita ka denoncuar, po vërtetohen. Arta Marku, jo vetëm që s’ka të bëjë fare me këtë shtresë, por ajo po mbështet xhelatët e diktaturës në pozicione të rëndësishme në krye të Prokurorisë./ Redaksionale