Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net ku ka komentuar edhe qëndrimin e Edi Ramës në lidhje me debatin për kufijtë.
Haradinaj ka treguar përballë gazetarit Çim Peka, se Ditmir Bushati ka qenë kundër debatit për kufijtë dhe këtë e ka thënë gjithmonë.
‘Tirana zyrtare duhet të ruhet në marrëdhëniet me Serbinë.
Në çdo tryeze ose çdo forum ndërkombëtar qëndrimi i Ditmir Bushatit ka qenë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës ka qenë i qartë.
Ende nuk e kam dëgjuar këtë gjë nga Edi Rama dhe pres ta dëgjoj diçka të tillë.
Edi Rama duhet të niset nga pozicioni bazë, që të ruhet Kosova ekzistuese. Çdo kush duhet të ketë këtë bindje’, është shprehur Ramush Haradinaj në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net.