Pas Tiranës, një tjetër aksident ndodhi mesditën e sotme në Lezhë.
Pranë tregut industrial një furgon mallrash ka përplasur një 17 vjeçare teksa kjo e fundit po kalonte rrugën.
E aksidentuara është shtetasja Danjela Marku, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.