Numri i personave të prekur nga frythi është rritur. Instituti i Shëndetit publik njofton se deri më tani janë 41 persona të prekur nga fruthi dhe mes tyre 11 fëmijë. Kryesisht ato janë fëmijë të moshës nën 2 vjeç, të cilët nuk kanë aplikuar vaksinën e fruthit.”
Ekspertët e shëndetësisë pohojnë se e favorizuar edhe nga situata gripale sëmundja po përhapet, duke shënuar çdo ditë raste të reja.
Fruthi konsiderohet një sëmundje infektive, e cila mund të shkaktojë komplikacione të rënda deri në humbjen e jetës. Para disa ditësh humbi jetën nga fruthi një foshnjë 4 muajshe në Spitalin Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Duhet të themi se një pjesë e mirë e prindërve refuzojnë të vaksinojnë fëmijet nënë moshën 1 vjeç me vaksinën kundra fruthit.