Për të treguar gjendjen e korrupsionit dhe situatën alarmante ku ndodhet vendi ynë, gazetari i njohur Klodian Tomorri ka bërë një krahasim shumë interesant.
Gazetari e krahason vendin tonë më Gambin, duke treguar më parë një histori të shkurtër për Gambian.
Në Facebook-un e tij Tomorri shkruan “para dy vjetësh Presidenti i Gambias mori buxhetin e shtetit me vete dhe iku për tërë natën kërkoi strehim politik në Guine.”
Po çfarë lidhje ka Gambia me Shqipërinë, në dukje asgjë por bota na rendit më keq se Gambia.
Shifrat flasin vetë. Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2018 për 180 vende në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik, me një shkallë prej 0 deri në 100 pikë (0 tregon një vend shumë të korruptuar, 100 një vend shumë të pastër). Por, ajo vihet re është se Shqipëria ka humbur disa vende teksa renditet në pozitën e 99, nga 91 që ka qenë një vit më parë.
Tomorri sqaron se në raportin e korrupsionit te TIA-s ne renditemi 10 vënde më keq se Gambia. Bëjini llogaritë vetë tani. Më tej ai vijon me historinë se “kur u formua qeveria e re në Gambia, zbuloi se ne arken e shtetit nuk kishte me asnje lek. Vec 50 milione dollareve nga thesari, Yahya, keshtu e quanin presidentin, kishte marre dhe nje flote me 10 bugatti, 12 Rolls Roysa dhe 6 Ferrari.”