Mësim te ‘Juridiku’ për 20 veta anëtar të FRESSH

E mërkurë, 30 Janar 2019 14:04

Vendimi i paprecedentë që mori dje Dekanati i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës për ta transferuar atë në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” jo vetëm që është një vendim skandaloz por po rezulton edhe një dështim total.

Këtë vendim dekanati e mori në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit me qëllimin e qartë për t’i bërë një presion të jashtëzakonshëm studentëve dhe për t’i vënë ata kundër njëri-tjetrit.

Për ta treguar veten në shërbim total të Ramës dekanati i fakultetit vijon t’i qëndrojë këtij vendimi skandaloz.

Megjithatë ajo që është vënë re sot teksa tentohej që të bëhej mësim ka pasur një bojkot total të studentëve. Në ambientet e gjimnazit janë paraqitur vetëm disa dhjetëra anëtarë të FRESSH.

Më shumë se gjysma e pedagogëve nuk janë paraqitur, madje edhe ata që kanë shkuar nuk bëjnë mësim pasi nuk ka studentë.

E gjithë ideja e Ramës dhe dekanatit në shërbim të tij është që të krijohet një iluzion që gjoja situata është normal dhe mësimi ka filluar. 55news

Modifikuar më E mërkurë, 30 Janar 2019 14:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...