Ekzekutohet në të njëjtin vend me vëllain, detaje për ngjarjen që tronditi Tiranën

E mërkurë, 30 Janar 2019 16:10

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur ditës e sotme në zonën e Selitës në Tiranës, ku viktimë ka mbetur Arben Bilali, ish-polic i forcave speciale.Autorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip ‘Benz’, thanë dëshmitarët.Në vendngjarje burime bëjnë me dije se kanë gjetur 20 gëzhoja.

Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Ish-oficeri i forcave speciale, Arben Bilali i vrarë me armë zjarri këtë të martë në zonën e Selitës ka humbur më parë edhe dy vëllezërit e tij.

Në 1997 dhe 2010 në dy atentate të ndryshme, atij i janë ekzekutuar të dy vëllezërit.
Por nëse Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës i Dinamos, u qëllua për vdekje në 9 gusht të vitit 2010.

 

Madje detaji që lidh këtë vrasje me ekzekutimin e Arbenit është se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend, tek vilat e Selitës, aty ku edhe banojnë.

Duhet theksuar që në maj 2010 Arben Bilalit i ishte bërë një tjetër atentat të cilit i shpëtoi.

50-vjeçari Arben Bilali kishte shërbyer për shumë vite në Policinë e Shtetit, kryesisht tek Komisariati Nr. 2 dhe FNSH.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...