Një pako e dyshuar me eksploziv është gjetur përpara derës së një lokali në lagjen "Pavarësia" të Vlorës.
Sipas informacione policore eksplozivi ishte me fitil. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë.
Ndërkohë janë njoftuar edhe ekspertet për të bërë të mundur identifikimin e pakos së dyshimte.