Me forcën e kartonit, Rama rrëzon kandidatin e dytë të propozuar nga Presidenti për kreun KLSH-së

E Enjte, 31 Janar 2019 19:33

Përmes 77 votash kundër mazhoranca ka rrëzuar sot kandidatin e dytë të propozuar nga Presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Përmes këtij votimi mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Metës, duke hedhur poshtë emrin e Bahri Shaqirit.

Në një seancë të mëparshme, shumica rrëzoi dhe kandidaturën e Vitore Tushës, e cila u propozua e para nga Presidenti Meta për të drejtuar KLSH-në.

Login to post comments