Sonila Qato e komanduara e Ramës që zëvendësoi Afrim Qëndron te Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi sot anulimin e garës për projektin e Unazës së Re. 6 kompani paraqitën ofertën e tyre në garën që u rihap për shkak të plasjes së skandalit të vjedhjes së 24 milionë eurove në ndërtimin e 2 kilometrave rrugë.
Pas këtij skandali ku Rama kërkoi të fitonte në një tender të vetëm miliona euro, është vështirë që një kompani tjetër të hyjë një gare të pastër. 5 milionë eurot janë kapari që do të duhet të japin ato në llogaritë ofshore të Ramës. Zgjidhja e vetme mbetet anulimi i projektit dhe jo kalimi ën garë pas gare false.