Vrasja e ish-policit Bilali në Tiranë, familja Xhabafti mohon përfshirjen

Premte, 01 February 2019 10:23

Policia mori ditën e djeshme në pyetje katër anëtarë të familjes Xhabafti në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit.

Burime për Report Tv nga grupi hetimor pohuan se pjesëtarët e familjes Xhabafti kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen. 'Nuk kemi lidhje, nuk e kemi porositur ne. 

I kemi mbyllur konfliktet' mësohet se kanë deklaruar ndër të tjera anëtarët e familjes Xhabafti para grupit hetimor që po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima. Atentatet ndaj familjes Bilali datojnë që në 1997 ku u vra Bujar Bilali në Tiranë. 

Në maj të vitit 2010, tentohet të vritet Arben Bilali. Ndërsa disa muaj më pas ekzekutohet vëllai i tij Leonard Bilali i sapo kthyer nga Italia. 9 vite më vonë, krimi godet sërish familjen Bilali duke ekzekutuar në atentat pranë banesës, Arben Bilalin, ish-oficer policie.

Ish-polici Arben Bilali u ndoq për më shumë se 10 minuta nga atentatorët para se të vritej para shtëpisë së tij në Selitë. 

Burime nga Policia e Tiranës thane se Arben Bilali bashkë me një shokun e tij kanë qenë në zonën e shkollës 'Vasil Shanto' me një makinë Golf 4. Pikërisht në këtë vend kamerat e sigurisë kanë filmuar një makinë Mercedez Benz që po ndiqte Arben Bilalin.

Kjo makinë me targa të falsifikuara, që i përkasin një 'FIAT'-i  në Vlorë, që pronari ka bërë denoncim se ja kanë vjedhur në gusht të 2017, nuk është pikasur nga ish-polici për shkak se ai ishte në vendin e pasagjerit. Që nga Shkolla Vasil Shanto deri tek banesa në Selitë, autorët kanë qëndruar pas makinës Golf dhe sapo ka dalë Arben Bilali e kanë qëlluar me breshëri automatiku me silenciator. 

Më shumë se 15 herë është qëlluar në drejtim të ish-polici, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...