Shkeljet e shoqërive publike – KLSH: 100 mln USD dëm nga kompanitë shtetërore dhe investimet e huaja

Premte, 01 February 2019 17:19

Afërsisht 10 miliardë lekë, apo rreth 100 milionë dollarë, është dëmi ekonomik i konstatuar për vitin 2018 nga shoqëritë në pronësi të shtetit dhe investimet me fonde të huaja.

TV Scan ka zbardhur një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për rezultatet e auditimeve të kryera në këto dy sektorë për vitin 2018, që mban datën 30 janar.

Në të paraqiten rezultatet e kontrolleve të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja për vitin 2018.

Auditimet e kryera gjate vitit 2018 janë kryesisht auditime përputhshmërie, ligjshmërie dhe rregullshmërie, si dhe auditime financiar.

Masa për shpërblim dëmit ekonomik, eliminimin shpenzimet jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit, te ardhura te munguara janë në shumën gjithsej 10,2 miliardë lekë, nga te cilat shuma 6,7 miliardë i përket dëmit ekonomik dhe 3,5 miliardë për efektin negativ financiar ose shpenzime jo ne përputhje me ligjet.

Sipas fushave te auditimit përkatëse konstatohet dëmi ekonomik: Në Shoqëritë Publike në vlerën 6,7 miliardë lekë dhe në Projektet me Financime të Huaja në vlerën 62 milionë lekë.

Në raport theksohet se KLSH i është drejtuar prokurorisë me 4 kallëzime penale, për 5 drejtues apo administratorë të shoqërive dhe 4 indicie për kallëzim penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...