Ndërkombëtarët kundër prokurorit Adnan Kosova, apelojnë vendimin e KPK-së

Premte, 01 February 2019 17:45

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë subjektin e rivlerësimit, z. Adnan Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, më datë 20.12.2018, por ONM shprehet kundër këtij vendimi dhe u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Mësohet se, Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,- thuhet në vendim.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në seancën para KPK-së me trupë gjyqësore të kryesuar nga relatorja Xhensila Pine, Kosova është paraqitur vetë pa avokat.

Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit. Për kriterin e pasurisë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. KPK kreu një hetim të thelluar në lidhje me pasurinë. Kosova ka deklaruar pasuritë: Apartament 93 metra katror, blere për 19.600 mijë dollarë amerikanë në vitin 1998. Ka një makinë në vlerën 11 mijë euro. Burimi për apartamentin, të ardhurat nga paga, nga puna si pedagog dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë.

Prokurorit iu kalua barra e provës, për mungesën e të ardhurave në vitin 1998. Subjekti ka kërkuar edhe marrjen e disa dëshmive në lidhje më këtë problem. DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori ka plotësuar saktë formularin dhe nuk ka informacione se ka lidhje me persona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë. Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij.

Po ashtu në drejtim të tij kishte dy denoncime nga publiku me objekt denoncimi aftësitë profesionale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...