THIRRJE/ Pedagogët takim të hënën për…

Premte, 01 February 2019 22:25

Grupi i autorizuar nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, pas zhvillimeve të shumta që pati gjatë ditës së sotmenë lidhje me protestën studentore dhe atë të pedagogëve ka bër thirrje për takim ditën e hënë.

Takimi i Asamblesë pritet që të diskutohet dhe të merren vendime për vazhdimin e protestës.

Ky takim bëhet sepse qeveria dhe Ministria e Arsimit eka kaluar afatin për të kthyer një përgjigje pozitive ndaj 8 kërkesave të ngritura nga studentët dhe pedagogët.

THIRRJE

Ditën e sotme ka patur një sërë zhvillimesh në lidhje me kauzën universitare. Në orën 09.00 pati një takim tonin me Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në orën 11.00 është zhvilluar mbledhja e Senatit të Uiversitetit të Tiranës. Më vonë Znj. Shahini doli në konferencë për shtyp. Dhe në orën 14.00 u mblodh Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Në takimin me Ministren, grupi i pedagogëve paraqiti argumenta të thelluara për kërkesat e paraqitura nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të UT. Ndryshe nga sa pritej, si hap logjik i kërkesave të paraqitura prej takimit të Asambleve të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës datës 25 janar 2019, Znj. Shahini nuk ktheu asnjë përgjigje konkrete për realizimin e këtyre kërkesave. Qëndrimi i saj ishte që brenda “Paktit për Universitetin” marrin zgjidhje të gjitha problematikat e arsimit të lartë.

Sa më sipër znj. Shahini i konfirmoi edhe në konferencën për shtyp.

Senati i UT vendosi për të kundërshtuar VKM-të e nxjerra nga qeveria dhe MASR, si akte nënligjore në kundërshtim me Kushtetutën e RSH dhe vetë ligjin “Për Arsimin e Lartë në RSH”

Asambleja e FSHS, me kuorum dhe shumicë votash, vendosi për shpalljen e grevës pa afat.

Në këto kushte, grupi i autorizuar nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, reagon si më poshtë:

Thërret Takimin e Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës ditën e Hënë, datë 4 Shkurt 2018, ora 11.00, Godina Liria, në koherencë me vendimin e marrë në takimin e datës 25 Janar 2019, për t’u rimbledhur pas përgjigjes nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Modifikuar më Premte, 01 February 2019 20:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...