Këta janë shqiptarët e arrestuar në Itali, të mbështetur nga bosi i Ndragetës

Saturday, 02 February 2019 09:54

Trembëdhjetë persona të cilët bashkëpunonin më njëri-tjetrin janë arrestuar më 25 Janar, falë operacionit të koduar “Herostratus”. Organizata e rrezikshme përbehej nga shqiptarë dhe italianë dhe prej dy vitesh ishte aktive në Viterbo, Itali. Ata kishin sulmuar dhe kërcënuar shumë persona.

Ndaj 11 prej të ndaluarve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për dy të tjerë “arrest shtepie”.

Të arrestuarit kanë ankimuar masat duke kërkuar lirinë dhe janë shprehur se: ”Ne jemi të mbështetur nga bosi i Ndragetës”.

 Të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një grupi mafioz, që vepronte në territorin e Viterbo nëpërmjet kërcënimit, dhunës për të arritur kontrollin e shumicës së aktiviteteve komerciale, shkruan abc.news.Por jo vetëm. Në kthetrat e grupit ishin edhe karabinierët, profesionistët e pavarur dhe politikanët.

Ata digjnin makina, përgjon viktimat e tyre. U gjenin shtëpitë dhe i kërcënonin. Ata u linin në derën e shtëpisë plumba ose koka kafshësh të ngrodhura. Të gjitha këto teknika që përdornin sipas mediave italiane bënë që hetuesit të kuptonin se kishin të bënin me një organizatë mafioze.

Image

Në foto: Shkelzen 'Gas' Patozi

Të ndaluarit:

Found Jozefi, i quajtur “Peppino”, 43-vjeçar nga Lamezia Terme.
Ismail Rebeshi dhe njihej si “Ermali”, 36 vjeç shqiptar, banues në Viterbo.
Spartak Patozi, i njohur si “Ricmond”, 31 vjeçar shqiptar që jeton në Vitorchiano.
Shkëlzen Patozi, i njohur si “Zeni”, 34 vjeçar shqiptar, me banim në Viterbo.
Sokol Dervishi, i njohur si “Codino”, 33 vjeçar shqiptar, me banim në Viterbo.
Gazmir Gurguri. i njohur si “Gazi”, 35 vjeçar shqiptar, me banim në Canepina.
Gabriele Laezza, e njohur si “Gamberone”, 31 vjeç shqiptar, me banim në Viterbo.
Fouzia Oufir, e quajtur “Sofia”, shtetase maroken e 34 vjeç, jetonte në Viterbo.
Martina Guadagno, 31-vjeçare banore në Viterbo.
Luigi Forieri, i quajtur “Gigi”, 51 vjeçar rezident në Caprarola.
Ionel Pavel, shtetas rumun 35 vjeçar;
Manuel Pecci, 29 vjeç banor në Viterbo.
Emanuele Erasmi, 50 vjeç banir në Viterbo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...