Skandali me “DH Albania”, shpallet në kërkim ndërkombëtar Avjol Dobi

Saturday, 02 February 2019 16:34

Avdjol Dobi, përfaqësuesi i kompanisë “DH Albania”, që fitoi tenderin e ndërtimit të Unazës së Madhe me dokumente të falsifikuara është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se emri i 26-vjeçarit është shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe tashmë kërkohet bashkëpunimi me partnerët e Europol dhe Interpol për arrestimin e tij.

Dobi përfaqëson kompaninë që fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë Euro, me dokumente të falsifikuara dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë, nga Gjykata e Tiranës. I riu përfitoi 12 milionë Euro për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi dhe 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe të Tiranës.

Ndërkohë, kërkesa për caktimin e masës së arrestit me burg është bërë nga Prokuroria, e cila e akuzon Dobin për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Vendimi i Prokurorisë për të kërkuar këtë masë shtrënguese vjen pas refuzimit të tre fletë-thirrjeve të dërguara në adresë të Dobit dhe biznesit të tij.

26-vjeçari ende nuk është gjetur nga policia dhe në bazë të sistemit TIMS, ai rezulton të jetë akoma në Shqipëri. Nuk përjashtohet mundësia që Dobi të jetë larguar nga vendi ynë pa u regjistruar në sistemin TIMS, ose në mënyrë ilegale

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...