Arrestohen tre grabitës shqiptarë në Itali, edhe për dhunë ndaj policëve

Diel, 03 February 2019 10:34

Tre shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane me akuzën e grabitjes në flagrancë, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit.

Shqiptari me inicialet Besnik. G 37 vjeç është arrestuar nga policia italiane e qytetit të Aprilias me akuzën e grabitjes së një automjeti, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.30 të një nate më parë, ndërsa shqiptari i cili rezulton pa vendbanimi në Itali është kapur në flagrancë ndërsa po tentonte të hapte me kaçavidë një automjet të parkuar buzë rrugës e me qëllimin për ta grabitur.

I ndaluar nga patrulla e policisë 37 vjecari shqiptar ka ushtruar dhunë e rezistencë ndaj forcave të rendit në tentativë për t'u larguar.

Gjatë përplasjes fizike njëri prej policiëve është ka marrë plagë dhune e është kuruar në spitalin e  qytetin 

Shqiptari B.G, është vënë në pranga e ndodhet në burgun e Latinës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Ndërkohë një tjetër shqiptar, Fetah Toha 28 vjeç dhe ai pa vendbanim në Itali është arrestuar në provincën e Maceratës me të njëjtën akuzë grabitje, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit.

Ai është arrestuar në flagrancë në bordin e një furgoni pasi kishte grabitur rreth 8 kg duhan të tharë nga një biznes bujqësor në komunën Caivano.

Grabitja është kryer në bashkëpunim me një tjetër shqiptar i cili në momentin e ndalimit ka mundur të braktis automjetin e t'i shpëtoj arrestimit.

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin pasi ka vënë në kontroll territorin përreth, por ende nuk ka zbardhur identitetin e tij.

Shqiptarët janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...