Pamje të frikshme vijnë nga qyteti i Shkodrës.
Deputeti Bardh Spahia ka denoncuar gjendjen mizerabël në të cilën ndodhen godinat e studentëve në qytetin e Shkodrës.
Në këto godina, qëndrojnë mijëra studentë dhe duket se ato janë kthyer në vatra të mirëfillta sëmundjesh.
Qeveria duket se e ka harruar Shkodrën duke mos dhënë asnjë fond.
Reagimi i Bardh Spahiut:
KONVIKTET E STUDENTEVE NE SHKODER VATER SEMUNDJESH!
Meqenëse meraku i qeverisë që orienton mediat prej disa ditësh, është se studentëve u janë plotësuar kërkesat e duhet të kthehen në mesim, po sjell në vëmendje, edhe të mediave, kushtet mesjetare të konvikteve të studentëve në Shkodër! Sic e shihni nga fotot, nuk janë thjesht kushtet primitive, por mbi të gjitha ato higjenike! Pamjet nuk kanë nevojë për koment, kjo situate eshte burim i pastër sëmundjesh! Në një shtet normal, konvikte me këto kushte duhej të ishin mbyllur urgjent! Si mund të lejohet që aty të jetojnë njerëz, studentë, me lagështirën ulëritëse, që dallohet edhe me sy të lirë, kur e sheh godinën nga jashtë! Këtu kufijtë e papërgjegjshmërisë janë kapërcyer! Të lejosh që ato ambiente të përdoren nga studentë, është akt vrasës, kriminal! Cfarë bën zonja ministre e re e arsimit, përvecse del e reciton në media, se qeveria u ka plotësuar kërkesat studentëve? A nuk janë studentë, këta që jetojnë në këto kushte horror në Shkodër? Po ti Ogerta Manastirliu? A je në dijeni që edhe një kafene e thjeshtë që nuk plotëson kushtet higjenike, gjobitet e mbyllet? Për cfarë dreqin jeni në detyrë? Si mund të ketë kushte të tilla jetese në godina publike, për të cilat u merrni qira studentëve? Eshtë kriminale!!!! #16Shkurt#LargojmeEdiRamen#BollMe